Tragjedi në Gjermani! Ka ndërruar jetë futbollisti 25-vjeçar, Bundesliga është në zi

Tragjedi në futbollin gjerman! Sulmuesi i Regensburgut, Agyemang Diawusie, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Ai ka vdekur “për shkaqe natyrale”: për momentin nuk dihet saktësisht se si ndodhi vdekja e papritur e sulmuesit që luante në eshelonin e tretë të Bundesligës.

“Mendimet e familjes sonë janë me familjen e tij, miqtë e ngushtë dhe ata që e njihnin Agyemang”,- shkruan Regensburg në një deklaratë. “Meqenëse situata është e tmerrshme, kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes së tij”,- shtoi klubi nga niveli i tretë i futbollit gjerman.

I lindur në Berlin, anësori luajti për ekipin kombëtar të Gjermanisë U19 në vitin 2016. Agyemang Diawusie mbërriti në Regensburg këtë verë dhe bëri 16 paraqitje për klubin bavarez, i cili u rrëzua nga Zweite Bundesliga sezonin e kaluar.

Ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo kundër TSV 1860 Munich, më 4 nëntor. Më pas, Diawusie luajti 38 minuta dhe skuadra e tij, Regensburg, fitoi me rezultatin 1-0.

Me 37 pikë të grumbulluara, Regensburgu është në vendin e parë në kampionat, duke qenë favorit i madh për t’u ngjitur në Bundesligën Zweite.