‘Tik-Tak, Tik-Tak’, Ibra bën lëmsh rrjetin, çfarë posti po merr

Ibra-Milan duket një dashuri pa kushte, e cila pritet të zgjasë ende në kohë, këtë herë me një rol të ri. Nuk është ende zyrtare rikthimi i Ibrës në shtëpinë e “djallit”, por për këtë nuk ka më asnjë dyshim, e vetmja gjë e paqartë është roli që do të ketë.

Suedezi doli i buzëqeshur nga takimi që kishte të hënën në mbrëmje me Garry Cardinale, si për të konfirmuar se gjithçka shkoi shumë mirë. Si gjithnjë, në raste të tilla, Ibra është mjeshtër për të tërhequr vëmendjen, këtë e bëri pas takimit me një status në rrjetet sociale ku shkruante:

LEXO EDHE:Milan-PSG, formacionet e mundshme

“Tik-Tak, Tik-Tak”, një gjetje për të vërtetuar se është thjeshtë çështje kohë për të zyrtarizuar rolin e tij të ri te Milani. Mediat italiane, po përpiqen të kuptojnë se çfarë i ka ofruar Cardinale, i cili njihet për bashkëpunimin me yje të botës së sportit, siç ka bërë edhe më herë me LeBron James duke bashkëpunuar më të në biznese të përbashkëta.