“Sulm fishekzjarresh” në Skoci/ Policia goditet nga një grup të rinjsh, 8 të plagosur, panik tek qytetarët

Një situatë e papritur për policët në skoci. Ata janë sulmuar nga 50 të rinj, të cilët lanë të plagosur 8 efektivë dhe goditën disa automjete zjarrëfikëse.

Rreth 50 të rinj janë përfshirë në një konlikt të drejtpërdrejtë me policinë në Skoci.

Pamjet nga një zonë e qytetit Niddrie tregojnë oficerët duke qëndruar në një rresht në formë kordoni ndërsa të rinjtë hodhën eksploziv në këmbët e tyre.

Udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Edinburgut, Cammy Day tha se ishte “i tmerruar” nga këto skena.

Sinkron Kjo sjellje e pamatur rrezikon jetët e njerëzve dhe unë ndaj shqetësimin për këtë sjellje të turpshme

8 prej ofivcerëve u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia e Skocisë iu përgjigj gjithashtu trazirave në Glasgow dhe Dundee.

Ndërkohë, Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SFRS) gjithashtu deklaroi se nëntë ekuipazhe u sulmuan gjatë një periudhe tetë-orëshe në të gjithë vendin.

Policia u thirr në zonë pas raportimeve për “keqpërdorim të fishekzjarreve” nga disa të rinj.

Dy automjete policie u dëmtuan pasi u goditën me tulla.

Midis orës 15:30 të së dielës dhe mesnatës SFRS mori më shumë se 892 telefonata nga qytetarë të frikësuar dhe mobilizoi zjarrfikësit në rreth 355 zjarre në të gjithë vendin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo