Stuhitë e dëborës, rreth 300 persona të bllokuar në Qafë Murriz, apel për ndihmë. Situatë e rënduar në veri dhe verilindje
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme dhe janë bllokuar disa akse kryesore të vendit.
Në Juglindje dhe në Shqipërinë e mesme ka pasur reshje të dendura.
Shirat janë paraqitur në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.
Veriu i vendit është mbuluar nga dëbora, veçanërisht në zonën e Kukësit.
Reshjet e borës në Kukës kanë krijuar një trashësi prej 20 centimetrash.
Disa akse të vendit janë bllokuar nga dëbora dhe ka probleme qarkullimi në Rrugën e Kombit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel qytetarëve dhe udhëtarëve të qarkullojnë me kujdes, duke marrë masat e nevojshme.
Vijon të jetë tepër e rënduar situata në Qafë Murriz.
Mësohet se për shkak të reshjeve të dendur të dëborës, kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre rreth 300 persona.
Këta të fundit bëjnë apel për ndihmë, ndërsa qëndrojnë të bllokuar në këtë kas për më shumë se 5 orë.