Ish – boksieri portorikan Felix Verdejo dënohet me burgim të përjetshme të premten pasi u shpall fajtor për vrasjen e frikshme të të dashurës së tij 27-vjeçare shtatzënë.
Një gjykatës federal e dënoi Verdejo-n pas fjalimeve emocionale të familjes së Keishla Rodriguez, e cila u vra në prill të vitit 2021.
Verdejo ishte shpallur fajtor në korrik për rrëmbim që çoi në vdekje dhe për shkaktimin e vdekjes së një fëmije të palindur.
Avokati i tij tha të premten se ai planifikon të apelojë dënimin.
Në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, ai përfaqësoi vendin e tij në garat amatore.
Në karrierën e tij ka 29 paraqitje në ring, prej të cilave 27 fitore.
Anembanë Porto Rikos festuan përfundimin e çështjes.