Spanja fiton në udhëtim ndaj Qipros

Spanja ka regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe të gjashtën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja spanjolle triumfoi sonte ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë dhe të parafundit në Grupin A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alphamega” përfundoi me rezultatin 1:3.

Lamine Yamal (5′), Mikel Oyarzabal (22′) dhe Joselu (28′) shënuan golat e fitores për spanjollët.
Ndërkaq, golin e vetëm për qipriotët e shënoi Kostas Pileas (75′).

Spanja, që ka siguruar kualifikimin në Evropian, prin në grup me 18 pikë.

Qipro është në pozitën e fundit (5) dhe pa pikë.