Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, në seancën për shuarje të masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca për kërkesën e shuarjes së dy masave të sigurisë për Berishën, është shtyrë në orën 14:00.
“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, ishte në konflikt interesi për të dhënë vendimin për Jamarbër Malltezit. Në deklaratën pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania “Homeplan” dhe “Kontakt”./abcnews.al