Shpërthimi i vullkanit “Etna”, shihni pamjet spektakolare (VIDEO)

Vullkani aktiv i Italisë Etna ka shpërthyer duke nxjerrë shtëllungë hiri në qiell.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, lartësia e shpërthimit vlerësohet të jetë rreth 4500 metra mbi nivelin e detit.

Aeroporti i Katanias ka mbetur i hapur pavarësisht aktivitetit vullkanik.

Si një nga vullkanet më aktivë të Europës, Etna ka qenë në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm për dhjetë vitet e fundit.