Shoferi e harroi në autobusin e shkollës, 2 vjeçari humb jetën nga vapa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një djalë 2 vjeç vdiq tragjikisht në një autobus shkolle, pasi shoferi dhe shoqëruesi harruan ta merrnin, ndërkohë që temperatura shënonte 37 gradë.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal të Sao Paulos, të martën kur Apollo Rodrigues doli nga shtëpia e tij në qytetin juglindor të Sao Paulos rreth orës 7 të mëngjesit dhe u zbulua pa ndjenja rreth orës 15:30 kur shoferi shkoi për të marrë automjetin nga një garazh.

Shoferi, Flávio Robson, 45 vjeç, dhe asistentja e tij, Luciana Coelho, 44, e cila është gjithashtu gruaja e tij, e dërguan Rodrigues në spital ku u shpall i vdekur. Një autopsi është në pritje. Sipas Daily Mail, të dy u arrestuan me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.