Shmanget tragjedia në Bosnjë e Hercegovinë: Hendbollisti goditi dyshemen me kokë, mjekët ndërhyjnë menjëherë (VIDEO)
Skena të tmerrshme janë regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë ndeshjes së ligës së tyre të hendbollit, mes Leotarit dhe Graçanicës, një hendbollist nga skuadra e dytë mund të ishte lënduar rëndë.
Domethënë, çdo gjë ndodhi në mënyrë të shpejt, gjatë një kundërsulmi hendbollisti i Graçanicës, Adi Džinoviq, ishte në pozitë të plotë drejt portës kundërshtare, ai arriti të dërgonte një gjuajtje dhe menjëherë pas goditjes, ai goditi edhe dyshemenë me kokë.
Menjëherë ka ndërhyrë ekipi mjekësor, i cili ka dalë në fushë dhe ka ndihmuar Džinoviqin.
Fatmirësisht hendbollisti boshnjak ka shpëtuar, ndërsa ka pasur vetëm lëndime fizike dhe kështu ka përfunduar ndeshjen.
Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe se si Adi Džinoviq godet me kokë, e cila është në orën 01:29:25.