Rrjete të fuqishme kriminale të lidhura me politikën


Mr.Ali Hertica

Në mungesë të shtetit të mirë- filltë ligjor, të funksionimit joefikas të institucioneve të drejtësisë, analistët politikë vlerësojnë se Kosova si shtet i ri ka ardhur në atë situatë të kapjes nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, saqë edhe strukturat më primitive dhe të dhunshme kriminale u kthyen në organizata të komplikuara, të cilat investojnë në biznese të “ligjshme” të mafio-oligarkëve, përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave, si në Kosovë po ashtu edhe në PARAJSA FISKALE, si dhe po ashtu bëjnë në promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë.

Sipas analistëve, duke funksionuar në këtë mënyrë janë forcuar, apo më mirë të themi janë bërë një lidhjet e politikës me organizatat kriminale të nëntokës në Kosovë dhe jashtë Kosovës dhe mbi këtë bazë realisht është bërë NËNTOKA MAFIOZE me mafio-oligarkët në “një limbo” mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe i pasurojnë, si dhe atyre gjoja të ligjshme në të parë, përmes së cilave qarkullojnë dhe pastrojnë paratë. Është një dyshim dhe konstatim i njohësve të këtyre zhvillimeve negative që theksojnë se madje në këtë paligjshmëri janë lidhur në rreth kriminalë edhe personazhe nga gjykatat dhe prokuroritë, duke mos u marrë fare me mafio-oligarkët, politikanët e lidhur me ta, si dhe nëntokën, por edhe në rast se ndonjë rast i vogël dhe jo i rëndësishëm hapet, atëherë flitet për dënime qesharake. Nuk u luftuan se krimi dhe korrupsioni depërtuan edhe në institucionet qendrore dhe ato lokale të vendit. Në anën tjetër, organet e rendit dhe organet e drejtë- sisë pikërisht për arsyen e cekur nuk patën mundësi t’u shpallin luftë të hapur këtyre dukurive negative. Në Kosovë krimi dhe korrupsioni u manifestuan në format më të vrazhda. Pastaj, krimi u manifestua edhe në llojet e veprave penale si trafikimet më drogë, trafikim të qenieve njerëzore, kontrabanda të tjera të ndryshme, shpëlarje parash etj. Vetë fakti së këto lloje të kriminaliteteve kanë arritur të depërtojnë dhe të lidhen me qarqet e pushtetit qendror dhe atij lokal kanë ndikuar me arsye te qytetarët se këto fenomene janë të pamposhtura. pas Pavarësisë ne të jetojmë në varfëri, në një vend ku lulëzojnë bizneset monopoliste, ku kemi dëmtim të demokracisë, ngufatje dhe degradim të ekonomisë, si dhe pabarazi para ligjit. “Qytetari i Republikës së Kosovës edhe pse jeton në një vend të pasur me xehe dhe minerale është i papunë. Jemi vendi më i izoluar dhe më i varfër në botë. Nga shumë raporte vendore dhe ndërkombëtare Republika e Kosovës shihet si vend i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe i qeverisjes së keqe, me një administratë joprofesioniste, gjyqësor të paaftë dhe të korruptuar. Në Kosovë pothuajse ka shumë pak investime të huaja për shkak se nuk ka klimë të volitshme për biznes dhe për shkak të monopoleve në Ekonomi në lëmi të caktuara. një numër i madh i rrjeteve kriminale të lidhura me politikën mund t’i shpëtojnë kapjes nga ligji, sepse me kohë kanë bërë zgjidhje për fshehjen e gjahut të plaçkitur në vend.”Skandali i shpërthyer së fundi në mediet ndërkombëtare ka nxjerrë në dritë mijëra llogari të fshehura të politikanëve, biznesmenëve të fuqishëm dhe të nëntokës, të cilët fshehin llogaritë e tyre në vendet përkatëse dhe i transferojnë ato në “Parajsa Fiskale”, për t’iu shmangur kështu taksave në vendin e tyre apo shmangies së sekuestrimit në raste kur janë vënë në mënyrë të paligjshme, të një biznesi të pa lejuar ligjërisht nga oligarkët e nëntokës si në Kosovë ashtu edhe në parajsën fiskale. Jemi dëshmitarë të afërt se sa ka evoluar krimi i organizuar në Kosovë dhe si e sa kanë arritur strukturat primitive dhe të dhunshme kriminale që të kthehen në organizata gati krejt legale, të cilat investuan gati dy dekada edhe gjatë këtij viti, në biznese të “ligjshme” të mafio-oligarkëve, përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave, si në Kosovë po ashtu edhe në Parajsa Fiskale. Ato po ashtu bëjnë edhe promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë, sepse janë forcuar tej mase, apo më mirë të themi janë bërë nje dhe të pandarë në lidhjet e politikës me organizatat kriminale të nëntokës në Kosovë dhe jashtë Kosovës./