Një 53 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar përtokë në Kurbin. Mësohet se viktima, i identifikuar si Luan Kolici, ishte në gjendje të dehur kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë, të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij. Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Milot në afërsi të Uzinës.
53 vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur është rrëzuar. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.
Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes./abcnews.al