Rikthehet drama, ironizime mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit

Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për Sara Hoxhën, mes përplasjes së zhurmshme me Dafina Zeqirin, premierës së “Në kuadër të dashurisë” dhe së fundmi zërave të vazhdueshme për krizë/ndarje me Ledrin.

Tani ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në mediat sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi të Drake.

Reperi kanadez ka ndarë disa foto në Instagram ku shkruan: “Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh.” Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në Instastory, Sara shkruante thjesht: Ah Drake.

E kur shumë aluduan se i referohej Dafinës, duket se edhe Dafina ka menduar diçka të tillë. Ajo ka publikuar një foto në Instastory që e ka shoqëruar me një këngë, teksti i të cilës thotë:

“Bllok direkt dhe fshije, i thoni asaj të provojë këtë gjënë e saj me dikë tjetër…”