Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan në udhëtim ndaj Cadizit me rezultat 0:3, në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll.
Rodrygo kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të, para se ta dyfishtonte atë në të 64-tën.
E në minutën e 74-të Jude Bellingham shënon, pas asistimit të Rodrygos.
Me këtë fitore, Real Madridi merr primatin në tabelë me 35 pikë, një më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Cadiz mbetet i 16-ti me 10 pikë gjithsej.