Reagimi i tij u bë viral! Blinken reagon pas deklaratës së Biden: Presidenti flet gjithmonë me guxim
Shefi i politikës së jashtme amerikane Anthony Blinken ka reaguar pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti homologun e tij Xi Jinping një “diktator”.
Blinken, i njohur për maturinë në deklaratat e tij dhe shfaqjen e një niveli të lartë të vetëkontrollit, u pa jo shumë komod gjatë deklaratës së Biden, i cili e quajti Xi Jiping një diktator.
I pyetur për deklaratën e Biden, Blinken tha: “Presidenti gjithmonë flet me guxim dhe flet për të gjithë ne”.
Blinken vizitoi Kinën në qershor, duke nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë që synojnë uljen e tensioneve midis dy superfuqive. Gjatë këtij udhëtimi, ai u prit nga presidenti Xi Jinping në Pekin.