Qeveria teknike, Kodi Zgjedhor, zgjedhjet… Xhaferi zhvendosi brifingun me gazetarët

Shërbimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka zhvendosur brifingun e rregullt me gazetarët.

Brifingu që duhet të mbahej të premten, do të realizohet të hënën me fillim prej orës 11:00. Në këtë brifing Xhaferi pritet t’i sqarojë afatet ligjore.

Kjo vjen ngaqë ditëve të fundit eksponentë politikë kanë ngritur nevojën e shfuqizimit të Qeverisë teknike, e cila do të nxisë nevojën e ndryshimit të Kodit Penal. E gjitha ndërlidhet edhe me afatin ligjor për shpalljen e zgjedhjeve, të cilat siç mësohet nga partitë politike, me shumë gjasë do të jenë të përbashkëta.