Qeni i presidentes moldave Maia Sandu kafshoi në dorë ditën e djeshme presidentin austriak Alexander Van der Bellen.
Mediat e huaja shkruajnë se incidenti ndodhi kur dy liderët po shëtisnin në oborrin e rezidencës presidenciale dhe Van der Bellen u përpoq të përkëdhelte qenin e quajtur Codrut.
Presidentja moldave i kërkoi falje homologut të saj duke thënë se kjo ka ndodhur pasi qeni i saj fiksohet nga të panjohurit. Në videon e mëposhtme shihet edhe momenti kur Bellen tenton të përkëdhelë qenin teksa ndodhen në oborrin e presidencës, ndërsa ky i fundit e kafshon në dorë.
The dog of the President of the Republic of Moldova Maia Sandu bit the hand of the Austrian President Alexander Van der Bellen, who arrived in Chisinau today for a visit. pic.twitter.com/kxkMMs12jT
— Maria (@MariaMagd7) November 16, 2023