Hamasi ka publikuar pamje të sulmeve me dronë ndaj ushtarëve izraelitë.
Pamjet e tmerrshme të një shpërthimi me dron sugjerojnë se Hamasi po adopton taktika të përdorura në luftën në Ukrainë.
Në një video që u shfaq në mediat sociale, një dron mund të shihet duke fluturuar lart mbi lagjen Beit Hanoun në veriun e shkatërruar të Gazës pas sulmeve të përsëritura ajrore izraelite.
Pamjet e marra nga vetë droni tregojnë se si hidhet bomba mbi ushtarët izraelitë.
Shpërthimi ndodh vetëm pak metra larg një grupi ushtarësh izraelitë që janë duke pushuar. Shumica e ushtarëve zgjohen në këmbë dhe ikin, e disa prej tyre duket se mbesin të shtrirë, por nuk dihet për fatin e tyre, transmeton The Telegraph.
Pamjet e postuara nga krahu ushtarak i Hamasit në mediat sociale, Brigada al-Qassam, nuk janë verifikuar ende nga mediat perëndimore, por sugjerojnë se grupi terrorist është duke adoptuar taktika që shihen gjerësisht në luftën në Ukrainë, ku përdorimi i dronëve komercialë të personalizuar për të sulmuar armikun është bërë rutinë në vijat e frontit.
https://twitter.com/Partisangirl/status/1719839112650473592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719839112650473592%7Ctwgr%5E26590d3108f8b75582517039968e1adfed33f3a3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.pacensure.com%2Fpublikohen-pamje-te-renda-te-sulmeve-me-drone-te-hamasit-ndaj-ushtareve-izraelite%2F