Novak Djokovic mori edhe një herë tjetër vëmendje për veprimet e tij jashtë sportit.
Tenisti i njohur serb, bashkë me ekipin e këtij shteti, në hyrjen e tyre në “Davis Cup” u paraqiten me një këngë serbe që thërret në aneksim të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Kënga në fjalë u kushtohet trevave tona, me pretendimin që janë të tyre.
Gjithsesi, video që ishte publikuar nga faqja zyrtare e “Davis Cup”, tashmë është fshirë.