Protesta për mosfaljen e katalanasve/ Spanjollët kundër amnistisë për organizatorët e Pavarësisë së Katalonjës
Në Madrid dhe jo vetëm, prej 4 ditësh protestohet kundër negociatave për faljen e personave të përfshirë në tentativën prë të shpallur pavarësinë e Katalonjës në 2017-ën
Protesta për mosfaljen e katalanasve/ Spanjollët kundër
Vijojnë protestat dhe përplasjet e dhunshme mes policisë kryeqytetin e Spanjës dhe dy qytete të tjera.
Prej së hënës, rrugët e Madridit janë mbushur me mijëra demostrues që kundërshtojnë negociatat midis qeverisë së Spanjës dhe partive separatiste katalanase mbi një amnisti të mundshme për personat e përfshirë në lëvizjen për pavarësi të Katalonjës.
Me flamuj dhe thirrje kundër kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, cdo ditë protestuesit janë përpjekur për të shtyrë barrierat e vendosura nga policia, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me plumba gome dhe shkopinj.
Mbrëmjen e së enjtes protestuesit hodhën shishe, kanaçe birre dhe fishekzjarre në kordonin që mbronte selinë dhe kjo coi në përplasje fizike me forcat policore.
Ditën e parë të protestës, mediat kanë raportuar për rreth 4 mijë qytetarë të mbledhur ndërsa më vonë thuhet se numri është dy dhe tre fishuar.
Opozita spanjolle ka deklaruar se mbështet protestat anti qeveritare por distancohet nga dhuna dhe sjelljet aggressive.
Sánchez po negocion për të marrë mbështetjen e partive separatiste katalanase në përpjekje për të formuar qeverinë e re dhe për të mbajtur koalicionin e qendrës së majtë në pushtet, pas zgjedhjeve të korrikut.
Por dy partitë separatiste kanë kërkuar një amnisti gjithëpërfshirëse që do të përfshinte liderët e tyre që u larguan nga Spanja pas përpjekjes së dështuar për shkëputje të vitit 2017, në këmbim të votave të tyre në Parlament, mes koncesioneve të tjera.
Kjo ka zemëruar shumë në Spanjë, duke përfshirë partitë kryesore të opozitës në të djathtë, të cilët e akuzojnë Sanchezin se është përkulur ndaj shkelësve të ligjit.