Profesori universitar, sociologu Ali Pajaziti, brenda një jave, pas atij “Ambasador i Paqës” (Vlorë), e fiton edhe çmimin e dytë, këtë radhë vendor, atë të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori” për kontributin e tij në sferën e shkencës: sociologjisë. Ky shpërblim, që u jepet personave fizikë dhe juridikë dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave të mirëfillta, akordohet për shumë kategori si kultura, arsimi, shkenca, arti, arkitektura, shëndetësia, sporti etj. Çmimi “13 Nëntori” që nga viti 1955 iu jepet qytetarëve të dalluar, ndërtuesve të kulturës dhe jetës së përgjithshme të kryeqytetit të RMV-së, figurave që kontribuojnë në përparimin dhe afirmimin e këtij entiteti urban në planin lokal dhe global. Në mesim e fituesve ishin edhe akademiku Urosheviq, doajeni i aktrimit Çorevski, i gazetarisë sportive Kostovski dhe figura të tjera. “Ndjehem krenar që çmohem pas fitimit të EACME (European Association of Centres of Medical Ethics, Pragë, 2008), atij të Performancës së Lartë në UEJL (2013), shpërblimit Publikimi më i mirë akademik i vitit (ALBSA & AIS, 2016), Çmimit “Ambasador i Paqës” (Universal Peace Federation, 2023) para disa ditëve, tani e fitoj edhe këtë të qytetit tim, të Shkupit.”
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ushtronte prostitucion në apartamentin e marrë me qira, në pranga vietnamezja në Tiranë
- “Nuk shkohet drejt në mur! Ndarja nuk i shërben asnjërës palë”, Ahmeti tregon se çfarë ka bërë BDI për të mbrojtur legjitimitetin (VIDEO)
- Ahmeti: Nëse e vonon thirrjen, sigurisht që unë do t’i bëj ftesë Mickoskit për takim (VIDEO)
- 6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare vjet
- Korridori 8, Nikolloski: Ka filluar ndërtimi i aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan
- Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën
- Ali Ahmeti: Mirë që shkuam në takim te Mickoski! Europa ndërtohet me disa parime (VIDEO)
- Filipce: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet ligjore për sistemin “Qytet i Sigurt”
- “21 janari”/ “Vrasjet në zemër të Tiranës”, Minxhozi: 15 vite nuk është bërë drejtësi, një turp kombëtar
- Mjaft më me varfëri në punë: Të mërkurën protesta masive dhe paralajmërim për grevë të përgjithshme