Pritet bora e parë, do të bien temperaturat në Maqedoninë e Veriut

Nga fundjava në Maqedoninë e Veriut pritet të ketë reshje bore në zonat malore.

Këtë paralajmërim e jep meteorologu maqedonas Sllavço Poposki me parashikimin e fundit të motit.

Tashmë nga pasditja e së premtes, si dhe gjatë fundjavës nën ndikimin e aktivitetit të ri ciklonik nga perëndimi do të ketë reshje të reja të shiut, ndërsa reshje bore do ketë në zonat malore deri 1500 metra lartësi.

Ditën e premte do të fryjë erë nga drejtimi jugor, ndërsa gjatë fundjavës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, kështu që ajri do të zbresë nga veriu drejt territorit tonë dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Gjatë fundjavës, e sidomos të dielën në mëngjes, presim ngricat e para të kësaj stine në disa vende, që do të thotë se në disa vende në mbarë Maqedoninë mëngjesin e së dielës temperatura do të zbresë rreth 0 gradë, e disa vende do të jetë disa gradë nën zero.

Temperaturat maksimale ditore të ajrit gjatë fundjavës do të rriten sërish në intervale prej vetëm 7 deri në 13 gradë.