Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (10-nëntor) nga ora 12:00 deri në ora 16:00 kanë kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 automjete (TE-25 dhe GV-6) të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Dy automjete (TE) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, nëntë me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç kësaj, janë sanksionuar 11 automjete (TE), gjegjësisht vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të përcaktuar në vendbanim, si dhe 3 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-2 dhe GV-1). Të gjithë shoferëve-shkelës u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të gjobiten me gjoba që variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë. Nga ana tjetër, atyre që tejkaluan shpejtësinë mbi 50 ose 70 kilometra në orë do t’u hiqet patenta e drejtimit nga tre muaj në një vit.
SPB- Tetovë me apel dhe këshillë për drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin shpejt dhe shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës. Kjo, aq më tepër që për shkak të reshjeve të këtyre ditëve, rrugët janë të lagështa dhe të rrëshqitshme, gjë që paraqet rrezik shtesë për humbjen e kontrollit dhe shkaktimin e aksidenteve në komunikacion.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën
- Ali Ahmeti: Mirë që shkuam në takim te Mickoski! Europa ndërtohet me disa parime (VIDEO)
- Filipce: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet ligjore për sistemin “Qytet i Sigurt”
- “21 janari”/ “Vrasjet në zemër të Tiranës”, Minxhozi: 15 vite nuk është bërë drejtësi, një turp kombëtar
- Mjaft më me varfëri në punë: Të mërkurën protesta masive dhe paralajmërim për grevë të përgjithshme
- “Me ti shpras tre okfira”, Kërcënohet gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK-ja
- Drejtoria Tatimore ia regjistroi “fitimet”, të cilat kurrë s’i pa, dhe s’i mori
- Spitali Klinik Tetovë shënon sukses historik: Reakreditim trevjeçar për herë të parë!
- Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për kauzën për liri, pavarësi dhe demokraci
- Hoxha–Sohlström: Suedia-partnere kyçe në reformat mjedisore