Këngëtarja e mirënjohur Eli Malaj, e cila është bërë virale gjatë javëvë të fundit në çdo rrjet social me performancat e saj live, ka qënë të premte e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.
Në rrëfimin përballë moderatores Ester Bylyku, ajo është përlotur teksa ka treguar historinë e vështirë të jetës së saj. Ajo tha se i kishte rritur e vetme dy vajzat e saj dhe se ish-partneri nuk ishte përgjigjur për fëmijët.
Eli u shpreh se ka patur momente që as nuk kishte para për të blerë qumësht për fëmijët, dhe se kjo është gjëja më e vështirë për një prind.
E ndërsa e pyetur për karrierën e saj, Eli u shpreh se ka dhe momente që ndodhin të papritura në dasma.
Ester Bylyku: A të kanë vënë ndonjëherë në siklet në një dasmë?
Eli Malaj: Momente që nuk më pëlqen është kur vijnë dasmorët për te ehedhur lekë, dhe m’i vendosin në gjoks. Më ka ndodhur në një rast që një burrë në mosh, erdhi dhe më vuri një pesë mijë leksh te gjoksi, dhe duartrokiste.
Këtë skenë e panë dhe fëmijët e tij të cilët jetonin në Amerikë dhe u ndjerë të turpëruar. E ndërpreva këngën dhe i thash: Me 5 mijë lek do të prekësh gjoksin që e kam bërë 5.500 euro?
Nuk mendoj se është mënyra e duhur për të sjell leket. Nese ka dëshirë, personi mun të vijë t`i japi lekët në dorë.
Për të ndjekur intervistën e plotë të Eli Malaj, së bashku me dy performanca live, klikoni videon e mëposhtme: