Një aksident është regjistruar këtë të martë në Lezhë. Dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Një automjet ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fortë. Një person raportohet se ka mbetur i bllokuar në automjet.