Në afërsi të mbikalimit të Bulqizë, si pasojë e shpejtësisë janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka vdekur një 25-vjeçar.
Makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama. Nga aksidenti ka ndërruar jetë Esmerald Nika, ndërsa kanë mbetur të plagosur Ylli Rama dhe shtetasi D.S, i cili ndodhej pasagjer në makinë me Ylli Ramën.