PAMJE TË RËNDA/ Publikohet video e masakrës së Hamasit në festival më 7 tetor ku u vranë mbi 250 izraelitë
Tmerri në festivalin SuperNova pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor me mbi 250 izraelit të vrarë, është regjistruar nga një video e ushtrisë izraelite e cila po del në dritë.
Këto janë momente që shpalosen sapo ushtarët izraelitë mbërrijnë në zonë, kur tashmë ishte tepër vonë, pasi trupat e izraelitëve të vrarë gjendeshin në të gjithë zonën. Shumë prej tyre ishin grumbulluar duke zbuluar momentet dramatike të fundit ku pjesëmarrësit e festivalit u grumbulluan pranë frigoriferëve duke u përpjekur të fshiheshin nga furia vrastare e terroristëve por që i gjetën dhe i qëlluan me gjakftohtësi.
Videoja e postuar në Twitter nga Ministria e Jashtme e Izraelit (imazhe të rënda):