Në shumë qytete të Kosovës, gjatë gjithë natës ka pasur reshje bore, përfshirë kryeqytetin.
Këto reshje ishin parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili tha se ato do të vazhdojnë edhe sot e nesër.
Sipas IHMK-së, të dielën pritet të jetë mot më i ftohët, me temperatura që pritet të lëvizin në mes -3 e 2 gradë Celsius, për dallim nga sot ku temperatura minimale pritet të jetë -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 3 gradë.
Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi nga reshjet e borës në kryeqytet:
Burimi i fotografive: Kosovapress