Osmani: E hëna do të jetë dita D, pres konsensus për kryetarin e ri të OSBE-së

Pres që të arrihet konsensus për kryesuesin e ri të OSBE-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në takimin me gazetarët me rastin e Këshillit të ardhshëm Ministror në Shkup.

Siç bën të ditur Osmani, po bëhen të gjitha përpjekjet që të arrihet një marrëveshje. Gjithashtu u kërkua një alternativë – mbështetje nga Malta për t’u ofruar si kandidat.

“Vendi e ka lënë të hapur këtë mundësi, nëse ka konsensus. -Interesat kombëtare nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesin kolektiv. Shpresojmë që të hënën të kemi sukses, të arrijmë një sukses historik në sigurimin e një kryetari të OSBE-së. Kjo është ajo në të cilën ne jemi fokusuar për momentin. Organizata nuk duhet të mbetet pa kryetar. Nëse deri të hënën nuk ka vendim, duhet të tregojmë përgjegjësi, tha Osmani.

Sipas tij, nëse nuk arrihet konsensus, OSBE-ja do të hyjë në çështje krejtësisht të padefinuara, gjë me të cilën organizata nuk është përballur kurrë më parë.

Osmani bën të ditur se ardhja e pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave pritet të fillojë më 28 nëntor, kurse darka joformale me numrin më të madh të ministrave është caktuar për 29 nëntor.