Vedat Muriqi u lëndua së fundmi në ndeshjen e Kosovës me Izraelin, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Ylli kosovar me këtë rast do të mungojë nga 4 deri në 6 javë, siç konfirmoi dje Mallorca, për shkak të tërheqjes muskulore që e pësoi sulmuesi shtatlartë.
Dhe, për shkak se ish-futbollisti i Fenerbahçes e Lazios u lëndua gjatë angazhimit me Kombëtaren, FIFA do të detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcës.
Më saktësisht, programi i mbrojtjes së klubeve parashikon që FIFA duhet t’i kompensojë klubet nëse lojtarët lëndohen gjatë angazhimeve me Kombëtaret e tyre dhe nëse këta të fundit mungojnë më shumë se 4 javë, respektivisht 28 ditë.
Dëmshpërblimi varet nga rroga e lojtarit dhe kontributi që e jep ai apo edhe rëndësia që e ka në klubin përkatës.
Madje, dëmshpërblimet mund ta arrijnë shifrën maksimale deri në 7,5 milionë euro për lojtarët e lënduar.
Natyrisht, kjo vlen për yjet e klasit botëror pasi Mallorca mund të përfitojë dukshëm më pak dëmshpërblim nëse Muriqi do të mungojë më gjatë se katër javë.
Në njoftimin e klubit spanjoll dje u tha që pas ekzaminimeve të bëra, mund të ndodh që prizrenasi të mungojë deri në gjashtë javë.
¡Problemas para el Mallorca! Vedat Muriqi, lesionado con Kosovo: qué tiene, cuánto tiempo estará de baja y qué partidos se pierde: https://t.co/RHrZYdf9Xq
🖼️ @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/xmGmMNzs60
— GOAL España (@GoalEspana) November 12, 2023