Ndalohen tollumbacet me azot në Britani: Deri në 2 vite burgim përdoruesit. Shkak, rritja e varësisë nga të rinjtë
Posedimi i oksidit të azotit, i njohur gjithashtu si NOS, është kthyer në një vepër penale në Mbretërinë e Bashkuar. Ndryshe të njohura gjerësisht si tollumbace me azot, që shkaktojn të qeshura dhe efekte psikoaktive.
Tashmë e kategorizuar si një drogë e klasit C, posedimi i tij do të dënohet deri në dy vjet burg.
Qeveria thotë se ndalimi i përdorimit të tyre do të luftojë sjelljen antisociale dhe do të reduktojë dëmtimin e shëndetit të përdoruesve, pasi shkakton eufori afatshkurtër ndikon drejtpërdrejtë në dëmtim të sistemit nervor.
Oksidi i azotit përdoret rregullisht si qetësues në mjekësi dhe stomatologji. Kur përzihet me oksigjen, mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e dhimbjes gjatë lindjes.
Por është gjithashtu një nga drogat rekreative më të përdorura nga mosha 16 deri në 24 vjeç.
Birmingham ka një nga normat më të larta të pacientëve në spital për shkak të keqpërdorimit të oksidit të azotit.
Disa adoleshentë të intervistuar nga BBC tregojnë se oksidi i azotit është një nga lëndët që shkakton më shumë varësi.
E kam gjetur vetur duke thithut tullumbace pas tullumbace pas tullumbace. Arriti në pikën kur harroja të ushqehesha ose të mendoja për ushqim, tregon një prej tyre.
Sipas mjekëve pacientët shkojnë tek ta me ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë, ose vështirësi në ecje.
Përdorimi intensiv dhe i shpeshtë i gazit mund të çojë në mungesë të vitaminës B12 e cila përkthehet në dëme neurologjike sipas studimet shkencore.