Përformanca e mirë nga portiere, Etrit Berisha shkatërron punë te Napoli.
Napoli në fundjavën që lam pas humbi nga Empoli me rezultat 1:0 dhe shkaktari kryesor padyshim që ishte portieri, Berisha me pritjet e tij të jashtëzakonshme.
Kurse pas kësaj humbje ekipi napolitan ka njoftuar se ka ndërprere marrëveshjen me trajnerin Rudi Garcia, por Garcia nuk u shkarkua vetëm për humbjen nga Empoli por edhe shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa drejtimin e Napolit e mori para fillimit të këtij edicioni dhe firmosi kontratë dyvjeçare. Mirëpo zëvendësimi i tij është gjetur shpejtë.
Kampioni i Italisë, Napoli ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Ëalter Mazzarrit në krye të ekipit. Në anën tjetër, Mazzarri ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Mazzarri rikthehet te Napoli, ekip të cilin e udhëhoqi në edicionin 2011/12, duke arritur të fitojë Kupën e Italisë.
Drejtuesit e Napolit preferuan Mazzarrin para kroatit Igor Tudor, i cili kishte kërkuar kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.