Napoli është kthyer te fitorja në Serie A me trajnerin e ri, Walter Mazzarri.
Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan sonte në udhëtim ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium” përfundoi me rezultatin 1:2.
Khvicha Kvaratskhelia (44’) dhe Elif Elmas (79’) shënuan golat e fitores për napolitanët.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi Ademola Lookman (53’).
Te Napoli tërë ndeshjen e luajti Amir Rrahmani, ashtu si edhe Berat Gjimshiti te Atalanta.
Napoli pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet i treti në tabelë.
Atalanta është e gjashta me katër pikë më pak.