Mund të luajë thuajse në çdo pozicion në sulm por ana e djathtë është është ideale për të.Ai depërton me lehtësi,është një tip futbollisti që nuk dorëzohet kurrë duke e kërkuar me ngulm fitoren dhe është poashtu edhe një golëshënues i spikatur .
Ndonëse vetëm 11 vjeç ai ka një talent të rrallë dhe po e shpërfaqë atë në secilën stërvitje dhe ndeshje mes driblimesh të shkëlqyera dhe mahnitëse.
Ky është Mustaf Rexhepi.
Ai i përketë gjeneratës që drejtohet nga trajneri I njohur Ejup Sulejmani që këtë vit po bën ligjin në kampionat me ndeshje shumë të mira dhe me fitore të thella.
Ai ka një ëndërr të madhe që një ditë të veshë bluzën e skuadrës së zemrës ,pra skuadrës së parë dhe për këtë po punon fortë pandërprerë. Tetovasot