Shumë pak na ndajnë nga starti i ndeshjes Shqipëri-Ishuj Faroe, ku kuqezinjve iu mjafton vetëm 1 pikë për ta mbyllur të parët në grup.
Tirana ka mbledhur sot shqiptarët anë e mbanë globit, ku nuk bëjnë përjashtim edhe ata nga Presheva.
Një numër tifozësh nga Lugina janë pranishëm në kryeqytet dhe kanë shpalosur në rrugët e Tiranës dhe një banderolë me një mesazh domethënës.
“Tfala nga Lugina, Shqipnis anë e mbanë, pot thrret bija jote mos m’harro moj nAnë”, është mesazhi i përcjellë përmes këtij baneri.