Blerim Hyseni
U bë hataja, që nga dita e shtunë nuk ka media që s’është marrë me fshatin Sopot, në të cilin të shtunën u hap Kompleksi Memorial kushtuar 64 të masakrurave nga hordhit sërbe në nëntor të vitit 1944. Askush nuk u interesua se çfarë është kjo histori që shënohet në këtë fshat, por të gjithe shpejtuan pas ndonje pike politike ndërsa mediat në gjuhën shqipe as qe shfaqën interes . Për fat të keq, ndonëse të ftuara, në ngjarje kishte marrë pjesë vetëm TVM2 asnjë media tjetër, as në gjuhën shqipe, as në atë maqedonase! Të habit fakti i prezentimit të kësaj ngjarje “post mortum” dmth dy ditë pas që u zhvillua aktiviteti u aktualizua edhe atë nga mediat maqedonase,opozita maqedonase e më pas të ndjekura nga opozita shqiptare dhe mediat në gjuhën shqipe! Fakti qe nuk u prezentua masakra, por nje hartë e vendosur në oborr të shtepisë muze kushtuar 64 martirëve të Sopotit të cilët deri në vitin 2008 kishin qenë të groposur në një varreze masive, është dëshmi e tendecave për të paraqitur nje ngjarje. Ky fakt nuk mjaftoi per t’u marre, jo me thelbin, por me gjerat krejt sekondare! Askush nuk tha se aty ishin masakruar 64 persona prej 7 vjec e deri ne 82 vjec, dmth. gra, pleq e fëmijë, por u morën me atë se ka apo jo leje ndërtimi! E dini pse kjo ndodhi kështu? Sepse së pari këtë e interpretoi në ,mënyren sic i konvenon atij, kryetari i Komunes së Kumanovës, opozita maqedonase dhe mediat në gjuhën maqedonase,ndërsa mediat në gjuhën shqipe dhe opozita shqiptare duke tentuar për ndonjë pikë të ulët politike vërshuan pas tyre! Madje këto të fundit shkuan edhe më larg duke krahasuar me hartën e shfaqur në Tetovë e atje kishte reaguar policia pas autorit, ndërsa në Sopot s’ishte ndërmarrë asgje! Fshati Sopot u masakrua edhe në vitin 2003 me ngjarje që i’u m’veshën fshatarëve të Sopotit dhe nuk është e rastësishme që cdo gjë që ndërmerret në Sopot të parët reagojne maqedonasit e kjo bëhet përshkak të pozitës gjeografike që ka ky fshat e kjo nuk më habit, por sjelljet e disa individeve shqiptarë ! Prandaj, tendencat e maqedonasve të frymëzuar nga politika pro sërbe i kuptoj, por që kjo të ndiqet nga shqiptarë të cilët ndoshta e kane bërë pa vetëdije, por kjo nuk i’u arsyetohet në asnjë rast! Për të fol për Sopotin njëherë vizitojeni atë e mos e “masakroni” për ambicie të ulta, sepse Sopoti është i vogel, por ka të kaluar të madhe!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rruga Tetovë – Shkup e pa pastruar, rrezik për veturat. Bëni KUJDES!
- Skandalet në Shëndetësi/ LSDM-ja me akuza për vdekshmërinë e foshnjave, VMRO e rikujton kohën e pandemisë!
- Gërvalla: “Rambo” është strukur prej një komenti në Facebook
- BDI: Gjashtë muaj manipulime – Premtimet e rreme të Vlen për integrimin evropian!
- Ervin Salianji letër nga qelia 6: Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje
- VMRO: Fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen e funksionarëve të saj në Listë të Zezë të SHBA-së
- “A e len çelësin në kerr?”, u bë viral kohë më parë, pejani dyshohet për vjedhjen e automjetit që bart kufoma
- Sulmoi gruan dhe më pas edhe efektivët e policisë, arrestohet 41 vjeçari në Tetovë
- Vrau biznesmenin, i dënuari me 22 vite burg ankimon në GJKKO vendimin për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 bis! Si dështoi tentativa e tij e arratisjes, preu hekurat e qelisë, por…
- Sot disa rrugë në Tetovë të bllokuara, vjen kryeparlamentari i Turqisë