Mijëra fëmijë ukrainas janë dërguar në Bjellorusi

Më shumë se 2 mijë e 400 fëmijë nga Ukraina të moshës nga gjashtë deri në 17 vjeç janë dërguar në 13 objekte anembanë Bjellorusisë që nga nisja e luftës.

Në hulumtimin e publikuar dje nga Universiteti Yale, më shumë se 2 mijë fëmijë u raportuan se ishin transportuar në një qendër të fëmijëve në Bjellorusi midis shtatorit të vitit 2022 dhe majit të 2023-tës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, po i njëjti hulumtim ka bërë të ditur se fëmijët e tjerë janë dërguar në 12 objekte të tjera.