Korrupsioni i lartë, anashkalimi dhe harrimi i premtimeve të BDI-së ndaj shqiptarëve, ikja e shqiptarëve dhe shumë të tjera, janë arsyeja se pse e kemi formuar Lidhjen Europiane për Ndryshim, tha sonte kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë ekskluzive për Top Chanel. Ai tha se ende binomi Ahmeti-Grubi me çdo kusht dëshiron rikthimin e Gruevskit, e kjo dëshmohet me faljen e shumë veprave penale të korrupsionit. Ai tha se regjimin e Gruevskit e mban gjallë BDI, konkretisht Grubi, Osmani dhe Ahmeti.
“Arsyeja kryesore është se Maqedonia po ballafaqohet me qeverisje të keqe dhe nuk po çrrënjoset regjimi i Gruevskit. Ende përmes binomit Ahmeti-Grubi, është arsyeja që ende regjimi i Guevskit Mijallkovit etj nuk po çrrënjoset. Kjo dëshmohet se shumë vepra të ish regjimit të Gruevskit, u janë falur. Nuk bisedohet për rastet ku janë të inkriminuar shqiptarët si Monstra, për rastin e Kumanovës, por çdo ditë po falen ish bashkëpunëtorët e Gruevskit. Këto janë arsyet pse kemi formuar këtë koalicion, sepse shqiptarët në Maqedoni që nga viti 2011 votojnë për ndryshime dhe duan ndryshime”, tha Mexhiti.
Ai mes tejrash tha se fuqia politike e BDI-së po harxhohet për zhvillimin e kazinove. “Fuqia politike e BDI po harxhohet për zhvillimin e bizneseve të kazinove, për korrupsionin e lartë , etj. BDI është parti lideriste, aminin ia ka dhënë zoti Ahmeti, ndërsa ekzekutues janë Grubi dhe Osmani. Edhe në mbledhjen e OSBE që mbahen në Shkup, ka afera korruptive lidhur me tenderët që fiton një kompani donatore e BDI-së. Nuk përzgjedhin mënyra për korrupsion me përmasa që nuk i njeh Maqedonia e Veriut”, potencoi Mexhti.
Ndërkaq, analisti politik Arsim Sinani, tha se koalicioni ku bënë pjesë Izet Mexhiti, në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtë BDI-në me rezultat 3-1.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tromp nga protesta kundër Speciales: Ju përballeni me një realitet të dhimbshëm prej vitesh, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
- Tre të dyshuar për sulm ndaj nëpunësve poliorë në Shkup
- Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin
- Memli Krasniqi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Latif Gashi afër njëri-tjetrit në protestë
- Nënshkruhen marrëveshje për realizimin e 40 projekteve të reja kërkimore-shkencore në universitete, institute shkencore dhe ASHAM
- Gruaja e Jakup Krasniqit: Gjykata të mos shpall aktgjykim dënues në emër të popullit
- Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Hasanbeg dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë
- Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari nga Pogradeci: Ngjarje skandaloze! Bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut
- Bekë Berisha me veshje unike në protestën kundër Speciales
- Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë (VIDEO)