Topi i Artë dhe një mendim për rivalin e përhershëm.
Lionel Messi ka folur edhe për Cristiano Ronaldon në konferencën për shtyp që e mbajti në Paris mbrëmë, ku e fitoi Topin e Artë, të tetin në karrierë, një rekord absolut.
“Ishte gjithmonë një ‘betejë’ e bukur sportive. Ne e kemi ushqyer njëri-tjetrin sepse të dy jemi mjaft konkurrues. Edhe ai ka dashur gjithmonë t’i fitojë të gjitha. Ishte një moment mjaft i bukur për ne dhe për personat që e duan futbollin. Ajo që e kemi bërë për një kohë aq të gjatë ka shumë merita: është e lehtë të arrish, por është e vështirë të mbetesh aty. Kemi mbetur në maja për 10-15 vjet dhe ishte mjaft e vështirë, por spektakolare. Është një kujtim i bukur për të gjithë njerëzit që e duan futbollit”, theksoi kampioni i botës me Argjentinën.
“Pasardhësit? Janë disa lojtarë të ndryshëm, mund të jetë një luftë e bukur në vitet e ardhshme. Haaland, Mbappe, Vinicius… Shumë lojtarë të rinj interesantë. Edhe Lamine Yamal, i cili është mjaft i ri dhe që tashmë luan në Barcelonë”, përfundoi Messi.