Mes thirrjes së Biden dhe deklaratave të kryeministrit Netanyahu, çfarë ndodh në Gaza

Vijon agresioni mes Hamasit dhe Izraelit. SHBA thotë se Izraeli do të fillojë të zbatojë çdo ditë pauza ushtarake katër-orëshe në zonat e Gazës veriore për të lejuar civilët të largohen.

Pauzat janë një “hap në drejtimin e duhur”, tha presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se do të ketë dy korridore humanitare në Gaza që do t’i lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga armiqësitë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij nuk po kërkon të pushtojë, apo qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Duke folur për gazetën amerikane Fox Neës, ai tha se do të duhej një “forcë e besueshme” për të hyrë në enklavë nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 10,812 njerëz, përfshirë 4,412 fëmijë, janë vrarë tani në enklavë që kur Izraeli filloi sulmet ajrore. Sulmet filluan si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1400 njerëz dhe 240 të tjerë u morën peng.