Mes romancës 10-vjeçare me Hether, Arnold Schwarzenegger kapet mat duke u puthur me një tjetër femër

Aktori me famë botërore, Arnold Schwarzenegger, u fotografua këtë të dielë duke puthur një grua të panjohur deri tani, pas një xhiro me biçikletë, në Santa Monica, Kaliforni.

Ylli i “Terminator”, edhe pse 76 vjeçar, ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me terapisten, Heather Milligan, 48-vjeçare, që nga viti 2013, u pa duke folur me gruan dhe më vonë duke e puthur atë në mëngjes.

Schwarzenegger dhe gruaja misterioze u fotografuan duke dalë nga një ndërtesë, më pas u puthën shkurtimisht para se të hipte në automjetin e tij për t’u nisur.

Aktori i lindur në Austri, i cili mbajti detyrën si guvernatori i 38-të i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011, ishte veshur me një bluzë gri të errët dhe pantallona të zeza gjatë daljes, shkruan DailyMail.

Gruaja me të cilën Schwarzenegger, u pa duke kaluar kohë, ishte e veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata me dollakë me stampa leopardi dhe atlete të zeza me një çantë shpine.