Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Orë më parë Telegrafi ka raportuar se është vlerësuar situata e sigurisë në vend dhe tanimë ka ardhur vendimi që kjo ndeshje të zhvillohet me praninë e tifozëve.
“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.