Mbappe ka të caktuar edhe numrin e fanellës, te Reali janë të bindur se do të nënshkruajnë me yllin francez

Kylian Mbappe pritet që edhe verën e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes.

Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi.
Mbappe ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në fund të këtij sezoni. Kësisoj, ai mund të largohet gjatë verës nga “Parc des Princes” si futbollist i lirë.
Te Real Madridi raportohet se besojnë që do të mbyllin nënshkrimin me ish-sulmuesin e Monacos vitin e ardhshëm.

Madje, “El Chiringuito” duke u bazuar te Francisco Buyo, i afërt me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, raportoi se 24-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 10 sezonin e ardhshëm.