Mariçiq: Ndryshimet kushtetuese janë detyrime që nuk mund të shmangen, dhe të shkojmë drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në prag të publikimit të raportit të Komisionit Evropian, për progresin e vendit tha se ndyshimet kushtetuese mbesin kushti që duhet të përmbushet dhe nga ajo nuk mund të largohemi.
Detyrimi ynë mbetet miratimi i ndryshimëve kushtetuese. Nuk mund të ikim nga kjo, sado që t’i shtyjmë dhe t’i zhvendosim pas zgjedhjeve, ai detyrim do të mbetet. Ne besojmë se duhet të përfundojë sa më shpejt. Do të punojmë deri në fund të kësaj përbërje parlamentare për të siguruar 80 deputetë. Mendoj se të gjithë deputetët, grupet parlamentare dhe partitë politike duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre, tha Mariçiq në një paraqitje i ftuar në emisionin Studio 10 në TV24.
Në këtë drejtim, Mariçiq përmendi deklaratën e Fon der Lajenit, nga vizita e javës së kaluar, duke theksuar porosinë e qartë se ne “kemi perspektivë për të ecur përpara, kemi një bazë të mirë për zhvillim, plani i rritjes është në atë drejtim, ne jemi duke përfunduar procesin e skriningut dhe nëse duam të vazhdojmë më tej, duhet të përfundojmë detyrimin me ndryshimet kushtetuese”.
Detyrimi ynë si Qeveri është,të cilën e kemi marë për sipër duke votuar në Kuvend porpozimin francez dhe me konkluzionet e BE-së të zbatojmë ndyshimet kushtetuese, potencoi Mariçiq.
Pretendimet e opozitës se nuk pranojnë ndyshimet kushtetuese “nën diktat bullgar”, ai përkujton se para nji viti kishte diskutime se identiteti ynë do të zhduket, se propozimi francez do të na vendosë në një pozitë tmerrësisht të pafavorshme.
Vetëm shtyrja jonë e ndryshimeve kushtetuese mund të na vendosë në një pozitë më pak të favorshme. Nëse refuzojmë së shpejti, të gjithë do të ecin përpara, ne do të qëndrojmë aty, dhe ju e dini se kjo na shpie prapa. Në vitin 2030, jam i bindur se do të ketë anëtarë të rinj të BE-së, mes tyre sigurisht që do të jenë Ukraina dhe Moldavia. Se cilat vende të Ballkanit do të jenë në atë grup varet nga performanca, sjellja dhe puna e tyre ndërkohë. Nuk përfitojmë shumë nëse qajmë për fatin tonë të padrejtë dhe të vështirë. Ne duhet të marim mësime. Realisht bëmë gjithçka, në vitin 2019 për sa i përket reformave kishim një portofol perfekt. Ishte viti kur ligji për ATO u miratua me konsensus, DSK u shpërbë, u miratua një ligj i ri me votën e të gjitha partive politike. Ishte viti kur u ndryshua ligji për Këshillin Gjyqësor dhe gjykata me votim prej 2/3, etj. Dhe ne kishim tashmë Marrëveshjen e Prespës tashmë të zbatuar. Një situatë ideale për të nisur negociatat. Franca vendosi të bënte një Metodologji të re e cila u bë brenda 2-3 muajve. Nuk duhet të ngecim në vitin 2019, duhet të ecim përpara, tha Mariçiq.
Qëllimi ynë është, siç theksoi, të hyjmë në kategorinë e anëtarëve të ardhshëm në hapjen e parë të portës për anëtarët e rinj. Gjërat do të rjedhin pa mëshir, ashkush nuk do na lutet, të na bëjnë presion apo të kërkojë ndonjë gjë. Rregullat tashmë janë vendosur. Korniza e negociatve tashmë është ajo. Shqipëria nuk do të na presë dhe nuk ka pse na pret. Edhe ne gjithashtu nuk donim të prisnim askënd. Serbia dhe Mali i Zi do të vazhdojnë. Mali i Zi ka përpërje të re të Qeverisë prioritet i të cilës është mbyllja e negociatave me BE. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt. Ata duan të përfundojnë negociatat deri në vitin 2026. Të gjithë do të vrapojnë përpara për të arritur qëllimin. Interesi ynë, interesi i qytetarëve, nuk është të qëndrojmë në vend, por të vrapojmë drejt qëllimit, anëtarësimit deri në vitin 2030, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.