Mandi Nishtulla, i ftuar në “Më lër të Flas”, habiti me deklaratën se ai ka 12 fëmijë me disa gra teksa tregoi edhe sa lekë fiton në muaj nga klikimet.
“Kam 12 fëmijë. Falenderoj Zotin që jam baba. Këtu në Shqipëri nuk të lejojnë që të të kesh dy gra, se të fusin brenda, të marrin pasurinë. Unë kam katër gra pa letra. Vetëm këtë të voglën, që është 10 vite më e vogël se unë e kam me letra. Ndryshe unë do i kishta të gjitha, se gruaja ime nuk është kundra”, u shpreh ai fillimisht.
Ndërsa kur foli për fitimet tha: “Më të voglën që marr 40k. (40 mijë euro)”, tha Mandi.