Lufta në Gazë/ Veriu i Izraelit në alarm për raketat që vijnë nga Libani

Veriu i Izraelit është përfashirë këtë të hënë nga alarmet pa pushim që sinjalizonin sulme raketore. Mediat e huaja raportojnë se raketat që mbërrinin nga Libani u aktivizuan në të gjithë rajonin verior të Izraelit. Sipas Ushtrisë Izraelite, u lëshuan rreth 30 raketa, ndaj si përgjigje IDF sulmoi territorin libanez.

Një breshëri është gjuajtur nga Libani drejt zonës së Haifës dhe një tjetër sulm në Kiryat. Ynet raporton se Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, mori përgjegjësinë për lëshimet nga Libani.

Përveç sulmit dhe tensionit që ekziston në Rripin e Gazës, Izraeli në ditët e fundit ka pasur përplasje edhe me Libanin.

Të dielën, një grua dhe tre fëmije u vranë nga një sulm izraelit dhe si kundërpërgjigje Hezbollah lëshoi disa raketa duke vrarë një civil. Nga ana tjetër, Libani po mbledh të dhëna dhe informacione për këtë sulm dhe do të bëjë ankesë në OKB.