Lufta në Gaza, Biden në “presion”/ Diplomatët amerikanë në vendet arabe: Po humbasim besimin. CNN zbardh telegramin e tyre

Një telegram i siguruar nga mediat ndërkombëtare zbulon se diplomatët amerikanë në Arabi i kanë bërë thirrje administratës së Biden se po humbasin besimin e njerëzve atje. Edhe më herët Uashington ka marrë informacione për një zemërim në rritje për përballimin e luftës.

Lufta në Gaza, Biden në “presion”/ Diplomatët

Administrata Biden është paralajmëruar nga diplomatët amerikanë në botën arabe se mbështetja e saj për ushtrinë izraelite në Gaza po shkakton humbje të besimit nga publiku arab shkruan CNN.

Telegrami nga ambasada u shkrua nga zyrtari i dytë më i lartë amerikan në Muscat dhe iu dërgua, ndër të tjera, Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së.

CNN thotë se aty vihet re një shqetësimin i thellë midis zyrtarëve amerikanë për një zemërimin në rritje kundër Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër telegram i marrë nga CNN nga ambasada amerikane në Kajro i transmetoi Uashingtonit komentin në një gazetë shtetërore egjiptiane se “mizoria dhe shpërfillja e Presidentit Biden për palestinezët i tejkaloi të gjithë presidentët e mëparshëm të SHBA”.

Presidenti Joe Biden ka qenë nën presion në rritje brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e SHBA-së ndaj Izraelit mes imazheve të shkatërrimit në Gaza dhe krizës humanitare në rajon.

Ndërsa administrata i ka rezistuar thirrjeve për një armëpushim, zyrtarët kanë punuar për të rritur ndihmat që shkojnë në Gaza dhe kanë vijuar thirrjet për pauza humanitare për të lejuar më shumë ndihma në enklavë dhe për të lejuar civilët të largohen nga zona e luftës.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte rënë dakord t’i përmbahej pauzave të përditshme katër-orëshe të operacioneve ushtarake në zonat e Gazës veriore.