Lot e emocione të forta, tenistja ia dedikon fitoren fëmijëve që po vdesin palestinezë (VIDEO)

Tenistja Ons Jabeur kaloi në raundin e tretë të turneut Cancun duke e mposhtur ceken Vondrousova.
Sportistja e lindur në Tunizi në intervistën pas duelit ka shpërthyer në lot.

Ajo duket se është duke i përjetuar rëndë pamjet e vrasjes së fëmijëve në luftën që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës.

“Është e papërshkrueshme ajo që ndodh me civilët e pafajshëm, pavarësisht nga feja apo origjina e tyre. Dhuna nuk do të sjellë kurrë paqe, nuk e duroj dot dhunën, por nuk e duroj as kur u hiqet toka njerëzve”, deklaroi Ons Jaberu me lot në sy, shkruan lajmi.net.

Edhe pse mori shumë mbështetje nga fansat, Ons nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj.

“Është shumë e vështirë të shikosh fëmijët dhe foshnjat të vdesin çdo ditë. E gjithë kjo më thyen zemrën. Vendosa të dhuroj një pjesë të çmimit tim për palestinezët. Ky nuk është një mesazh politik, ky është një gjest humanizmi. Dua paqe në botë dhe kaq”, ka thënë aktualisht tenistja e shtatë në botë.