Mediat portugeze raportojnë se lojtarit rus të futsallit, Ivan Chishkala, pjesë e Benficës, i është ndaluar hyrja në Kosovë pasi s’ka marrë leje për t’u futur në territorin e vendit tonë.
Klubi portugez, i drejtuar nga trajneri Mario Silva, do të luajë në “final-four” të Champions Leagues në Prishtinë, por do të jetë pa ndihmën e njërit prej lojtarëve më të mirë të saj, i cili ishte proragonist në sezonin e kaluar duke qenë golashënuesi më i mirë i fazës finale.