I dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të jetë për vizitë sot dhe nesër në Kosovë.
Vizitën për Klankosova.tv e ka konfirmuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Po, Lajçaku është në Kosovë sot dhe nesër”, ka thënë zëdhënsja e zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana për Klankosova.tv.